Lajmet e fundit

Serena Williams dhe i fejuari i saj Alexis Ohanian janë duke festuar fejesën e tyre.
Çifti këtë ceremoni e kreu për Vitin e Ri në Zelandën e Re, ku janë fotografuar për herën e parë që nga njoftimi për lidhjen e tyre një javë më parë, transmeton Klan Kosova.
Të dy dukeshin të lumtur derisa ecnin në drejtim të aeroportit për te helikopteri. Serena dukej e lumtur, me plotë elegancë në një xhaketë të hirit, pantallona të shkurta dhe mbathje tenisi.