Lajmet e fundit

Ricky Martin është fejuar me Jwan Yosef.
Ai këtë e ka bërë të ditur në shoun e njohur, “The Ellen DeGeneres Show” kur DeGeneres i ka thënë se ai është i dashuruar.
Këngëtari e ka konfirmuar se është i dashuruar, duke ndarë poashtu moment se si e ka takuar Yosef, një koleksionues arti.
“Jemi fejuar” , ka thënë këngëtari Martin që ka bërë të ditur se ata janë së bashku që nga muaji janar, transmeton Klan Kosova.
“Unë i kam propozuar, isha shumë nervoz. Kisha rënë në gjunjë dhe e nxora nga xhepi kutinë që kishte brenda unazën, dhe në vend se ta pyesja a do të martohej me mua, i thashë se i kam blerë diçka, gjë që ishte krejtësisht gabim”, ka vazhduar Martin.
“Dhe më pas ai tha “po” duke më thënë se dëshiron ta kalojë jetën me mua”.
Martin e ka përshkruar krejt këtë si një ngjarje shumë të bukur derisa kjo do të jetë martesa e tij e parë, ndonëse ai ka dy djem të moshës 8 vjeçare, Mateo dhe Valentino.