Lajmet e fundit

Këngëtarja Mariah Carey dhe i dashuri i saj miliarder, James Packer, tashmë janë fejuar.
Edhe pse ajo ende nuk e ka konfirmuar publikisht, zëdhënësi i tij i ka thënë Mirror Celebs se ata tashmë janë fejuar, transmeton Klan Kosova.
Sipas raporteve, biznesmeni australian, i ka propozuar martesë këngëtares pas një feste në New York ku të pranishëm ishin dhe shumë miq të mirë të saj.
Çifti për herë të parë ishin takuar në një premier filmi në Aspen në 2014, mirëpo kishin filluar lidhjen në qershor të 2015-ës.