Lajmet e fundit

Kendall Jenner ka ndezur thashetheme se mund të jetë duke planifikuar një fejesë, pasi u paraqit me një unazë të madhe diamanti në dorën e saj të majtë.
Supermodelja u fotografua me të dashurin e saj ASAP Rocky të hënën, veshur në një palë xhinse dhe xhemper gri, transmeton Klan Kosova.
Ajo dhe ASAP Rocky kanë disa kohë që po shijojnë romancën e tyre por nuk dihet nëse kanë vendosur që ta kalojnë marrëdhënien e tyre në një fazë tjetër.
Në mediat amerikane është spekuluar për një fejesë të ardhshme mes tyre, ose mund të jetë një aksesor që i është bërë dhuratë.



