Lajmet e fundit

Kit Harrington, aktori që e luan rolin e Jon Snow në serinë e famshme “Game of Thrones” është fejuar me të dashurën Rose Leslie.
Ata po ashtu ishin njohur pikërisht në sheshxirimin e kësaj serie.
Dy 30 vjeçarët, sipas pohimeve nga disa burime, janë fejuar pas pesë vjetësh lidhje.
Ata thuhet t’u kenë treguar miqve dhe familjes që janë afër martesës.
“Ata e kanë vendosur datën, por u kanë thënë miqve dhe familjes javën e kaluar që janë fejuar”, tha një burim për The Sun.
“Kit e ka ditur tërë kohën që dëshiron të martohet me Rose, por ai ka dashur që ata ta gjejnë një shtëpi dhe paksa të rehatohen së pari”, vazhdoi ai.