Lajmet e fundit

A është fjala për unazën e fejesës ajo që shihet në dorën e majtë të Jennifer Lawrence?
Të hënën mbrëma aktorja 25 vjeçare ishte prezente në Londër për premierën e filmit X-Men: Apocalypse, dhe nuk mund të mos binte në sy fakti që ajo e kishte një aksesor të ri në ATË gisht.
“Askush nuk më fton për të dalë. Jam e vetme secilën të shtunë mbrëma”, u shpreh ajo gjatë vitit të kaluar në një intervistë për revistën “Vogue”. “E ndjej se duhet ta takoj ndonjë mashkull, me gjithë respektin, që ka jetuar në Baghdad për pesë vjet dhe që nuk e ka idenë se kush jam unë”, ka përfunduar ajo në atë kohë, transmeton Klan Kosova.