Lajmet e fundit

Brie Larson është fejuar me të dashurin e saj Alex Greenwald, këtë lajm e kanë konfirmuar burimet pranë çiftit për JustJared.com, transmeton Klan Kosova.
Aktorja 26 vjeçare gjatë javës është parë me unazën e fejesës.
Ky është një vit i madh për Brie pasi fitoi çmimin e Akademisë për punën e saj në filmin “Room”.
Ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit në Azi dhe Australi duke punuar në Kong: Skull Island.
I dashuri i saj Alex, është një muzikant i njohur.