Këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande ka njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj, agjentin e pasurive të patundshme, Dalton Gomez.
Ylli postoi disa fotografi në faqen e saj në Instagram, duke treguar një unazë diamanti në dorën e saj të majtë.

Grande, 27 vjeçare, ka qenë në lidhje me Gomez, gjithashtu në të njëzetat e tij, për rreth një vit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Çifti aktualisht po jeton në shtëpinë e Grandes në Los Angeles, duke respektuar urdhrat e Kalifornisë për qëndrimin në shtëpi, thonë raportet, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.