Lajmet e fundit

Edhe një martesë Duggar është në rrugë.
Mbesa e Michelle dhe Jim Bob, Amy Duggar është fejuar.
Ajo ka shpërndarë fotografi në instagram me lajmin e fejesës, transmeton Klan Kosova.
“Jam shumë e lumtur, ne jemi fejuar!!!!! Ai e do zotin, ai më bën të qeshë, ai është i butë dhe është shoku im më i mirë. Padyshim që përgjigjja ime ishte Po, të dua shumë”, kishte shkruajtur 28 vjeçarja në një prej fotografive që ajo ka postuar.
Edhe bashkëshorti i saj i ardhshëm shpërndau lajmin në instagram me mbishkrimin: “Jemi fejuar@amyduggar, nuk të pyeta të bëhesh e fejuara ime vetëm pse të dua tani, unë të ulem në gjunjë për shkak se ti je e vetmja grua që do ta dua gjithmonë”.