Lajmet e fundit

Manlio Graziano, profesori i historisë dhe gjeopolitikës dje në një debat para publikut shqiptar, organizuar nga shtëpia botuese “Saras”. Islami një mundësi, jo rrezik …
Besnik Mustafaj: Besoj se ky libër është një nga librat më të rëndësishëm të ardhur në shqip gjatë këtyre viteve, të lirisë. Sepse, në një vend si yni, me një obsesion të shoqërisë sonë multikonfensionale dhe një obsesion laiciteti si kusht për të siguruar kohezionin shoqëror dhe bashkëjetesën kombëtare, profesor Graziano ngre tezën e deshekullarizimit apo delaicizimit të botës, sidomos të vendeve ku laiciteti ka qenë i rrënjosur për shumë dekada, madje dhe shekuj dhe ka argumentet e tij që në rastin më të vogël të turbullojnë.
Edhe unë që kam lexuar shumë rreth kësaj teme dhe jam një nga njerëzit e interesuar për këtë problematikë, duke lexuar esenë e profesor Grazianos jam gjendur shumë herë në pyetje të thella.
Manlio Graziano, profesor i gjeopolitikës në Universitetin e Sorbonës, ka qenë dje në një debat të hapur publik, mbi tezat e hedhura në librin e tij ardhur në shqip nga botimet “Saras”, “Lufta e shenjtë dhe e shenjta aleancë”.
“Ajo çfarë është e rëndësishme në studimin e Grazianos është konteksti në të cilin ai e vendos studimin e tij, që është gjeopolitika”, tha drejtori i botimeve “Saras”, Besnik Myftari. “Unë merrem me gjeopolitikën e feve. Fetë janë në pjesën më të madhe sot, jo në të gjitha, instrumente të politikës.
Ka edhe besime fetare, por nga ky këndvështrim, nëse njerëzit besojnë apo jo në Zot, në ç‘lloj Zoti, me Trini apo jo, nuk më intereson. Unë merrem me fetë si një instrument politik.” Kështu e nisi diskutimin me publikun shqiptar profesor Manlio Graziano.
Për të kuptuar çështjet e feve, sipas tij, është shumë e rëndësishme të studiohet gjeopolitika e tyre. “Nëse sot doni të kuptoni atë që ndodh në Lindjen e Mesme dhe studioni vetëm çështjet fetare, Kuranin, islamin sunit apo shiit, nuk do të kuptoni asgjë.
Për të kuptuar rolin e feve në Lindjen e Mesme duhet të studioni gjeopolitikën e tyre …”, tha ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/22/feja-instrument-i-politikes/