Lajmet e fundit

Ish-komandanti i UÇK-së, Fehmi Lladrovci, bashkë me bashkëshorten Xhevën, ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.
Tani, 20 vjet pas, për t'i nderuar dy heronjtë, në sheshin që mban emrin e tyre në Drenas, do të bëhet zbulimi i dy shtatoreve.
I lumtur për këtë është vëllai i heroit, njëherit kreu i komunës, Ramiz Lladrovci.
Të kënaqur me këtë janë edhe qytetarët e Drenasit, edhe pse këtë iniciativë e shohin të vonshme, derisa vlerësojnë lartë veprën dhe kontributin e çiftit heroik.
Kronikë e zgjeruar nga Rejhane Selimi.