Lajmet e fundit

Jo vetëm SHBA, por edhe BE e ka në vëmendje Tiranën. Këtë e vërteton vizita e shefes së politikës së jashtme Federica Mogherini që për herë të parë pas marrjes së detyrës do të vijë në Tiranë në datat 4 - 6 mars.
Gjatë 48 orëve të qëndrimit në Tiranë ajo do të takojë autoritetet më të larta të vendit.
Pritet që Mogherini të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.