Lajmet e fundit

Kampioni i Kosovës në futsall FC Liqeni ka regjistruar fitorën e parë në ‘Main Round” në kuadër të liges së kampionëve pasi e mposhti ekipin nga Rumania United Galati me rezultat 4-6.
Pjesa e parë ishte fantastike për skuadrën kosovare, duke shënuar tre gola të shpejt përmes Taulant Ismaili, Camilon dhe Arber Shkodra.
Megjithatë pjesa e parë u mbyll 3:2 pasi rumunët e FC Galatit shënuan dy gola në pëfundim të kësaj periudhe.
Këta të fundit nisen pjesën e dytë më furishëm duke barazuar shifrat, por Liqeni u përgjigjë me dy gola të shpejt me Arbër Shkodra dhe kolumbiani Yulian për tu rikthyer në avantazh prej dy golave apo 5-3. Përkundër tentimeve të shumta FC Galati shënoi vetëm edhe një tjetër gol por rezultatin përfundimtar e vulsoi Camilo duke shënuar për 6-4.
Pas kësaj fitore ditën e nesërme, ekipin e Liqenit e pret përballja ndaj nikoqirëve ukrainas të FC Uragan.