Basketbolli i Kosovës është në mes të edicionit 2024/25.
Sezoni i vjeshtës përfundoi, ku kampionja aktuale, Trepça, e mbylli atë në pozitën e parë, pasi nga 14 ndeshje, i fitoi 11, kurse i humbi vetëm 3, njofton Klankosova.tv
Mitrovicasit ndjeken nga Bashkimi, që arriti 9 fitore e 5 humbje, kurse Peja renditet pas tyre, me 8 fitore, karshi 6 humbjeve.
Vëllaznimi dhe Ylli, sa kanë fituar në vjeshtë, aq herë edhe kanë humbur (7 me 7).
Prishtina zhgënjeu në pjesën e parë të Superligës, pasi vetëm gjashtë herë fitoi, nga 14 ndeshje të zhvilluara.
Bora dhe Prizreni e mbyllin renditjen e 8-shes së skuadrave elitare, me nga katër fitore e dhjetë humbje, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse në fraksionin e parë të kampionatit, pati një rënie të shikueshmërisë në palestra, Federata e Basketbollit të Kosovës, po paralajmëron një pranverë të zjarrtë.
Në faqen zyrtare të tyre në facebook, FBK ka postuar fotografi të të gjitha palestrave, ku shihen tifozë të shumtë duke mbështetur ekipet e tyre, derisa bëhet me dije se vazhdimësia e ligës kryesore basketbollistike në Kosovë, do të jetë në tjetër nivel.
Procredit Superliga e Kosovës në basketboll, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, Art Motion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.