Lajmet e fundit

Kandidatja presidenciale e SHBA-së, Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI, përshkak të çështjes së përdorimit të e-mailit të saj derisa ajo ishte Sekretare e Shtetit.
Sipas raportimeve të një zëdhënësi të fushatës elektorale, bëhet e ditur që marrja në pyetje e kandidates Clinton, ishte intervistë vullnetare, njofton Klan Kosova.
FBI po heton Hillary Clinton dhe ndihmësit e saj rreth asaj nëse ata kanë keqpërdorur informacione të klasifikuara në një server privat të e-mail-it që ajo e përdori derisa shërbente si sekretar shteti.
Ndërkaq Hillary Clinton mohon trajtimin e tillë të informacioneve të klasifikuara në emailin e saj privat, njofton Klan Kosova.
Sipas saj, ajo ka hapur një adresë poste elektronike për motive dobie, sepse ishte më e lehtë të bënte gjithçka nga telefoni i saj tip “Blackberry” sesa me telefonë të tjerë apo tableta.