Lajmet e fundit

Kandidatja presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI-ja sa i përket përdorimi të e-mail përgjatë kohës sa ishte sekretare shtetit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës nga kampanja e saj ka deklaruar që ishte një intervistë vullnetare.
FBI-ja është duke hetuar Clinton, nëse ka keqpërdorur informacione të klasifikuara përmes një serveri privat që ajo kishte përdorur gjatë kohës sa kishte qenë sekretare e shtetit amerikan.
Ndërsa Hillary Clinton ka deklaruar që e-mail në fjalë nuk e ka hapur për arsye të tilla.
Ajo ka mohuar të ketë përdorur informatat e klasifikuara përmes e-mail të saj privat.
Megjithatë, një hetues nga departamenti i shtetit ka akuzuar Clinton për keqmenaxhim të sigurisë së e-mail.