Lajmet e fundit

Këtë fundjavë ka nisur edicioni pranveror i Superligës së Kosovës në futboll.
Lideri Drita e mposhti Llapin duke vazhduar serinë prej 14 ndeshjeve pa humbje.
Një gol i Astrit Fazliut u mjaftoi atyre në fitoren e vështirë ndaj Llapit.
“Intelektualët” kanë grumbulluar 44 pikë.
Tre pikë më pak se ta ka Ballkani.
Suharekasit, me fitore bindëse 3:0 e rinisën kampionatin.
Golat e Kuc dhe dy të Baftiut ia siguruan fitoren e parë Blendi Shkëmbit me ekipin e ri.
Formë të lartë ka edhe Prishtina.
“Bardh e kaltrit” gjunjëzuan Drenicën në shtëpi 3:1.
Ata u treguan dominues ndaj “kuq e zinjëvë” edhe pse fitoren e siguruan në gjysmë orën e fundit.
Prishtina ka dhjetë ndeshje pa humbje, duke qëndruar nëntë pikë prapa liderit Dritës.
Ndeshje interesante ishte ajo e zhvilluar në Drenas në mes Feronikelit dhe Gjilanit.
Në fund ekipet ndanë pikët pasi ndeshja u mbyll baras 1:1.
Me rezultat identik përfundoi edhe sfida Trepca`89 – Arbëria.
Këto dy ekipe kanë grumbulluar nga 22 pikë dhe ndajnë pozitat gjashtë e shtatë.
Të gjitha ndeshjet e elitës së futbollit kosovar transfmetohen javë pas javë në platformën Artmotion.