Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se nuk ka bërë asgjë që ta hedh gazin lotsjellës.
Sipas tij, edhe pse Kryesia e Kuvendit ka vendosur për përjashtimin e nëntë deputetëve ai është vendim ilegal, njofton Klan Kosova.
“Vendimin e ka marr Kryesia e Kuvendit, e përfaqësuesja e opozitës në Kryesi, Aida Dërguti nuk ka marr fare pjesë prandaj ky vendim është ilegal”.
“Ka pasur deputet që nuk kan hedhur gaz lotsjellës dhe janë përjashtuar”.
“Unë nuk kam bërë sjellje të pahijshme, e as të hishme thjeshtë kam qëndruar në Kuvend”.