Lajmet e fundit

Këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, deklaroi se ideja për korrigjimin e kufijve ka hasur në kundërshtim të madh.
“Ky kundërshtim nga ana e opozitës është ekstra i madh. Në çdo anë e kemi këtë kundërshtim. Nuk ka kurrfarë përkrahje”.
“Është e frikshme si e ka marrë në dorë presidenti aktual që t’i prijë dialogut. Për mua është klandestin ngase s’ka mbështetje procedurale e as mbështetje të kuvendit”.
Abdullahu theksoi se po që se nuk realizohet kjo ide nuk nënkupton që do të kemi një autonomi brenda Kosovës, duke iu referuar Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij alternativë janë zgjedhjet.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojmë. Nuk ka një shumicë të mirëfilltë dhe këtë shumicë mund ta arrijë vetëm me Listën Serbe. Andaj alternativa pragmatike dhe progresive janë zgjedhjet e parakohshme për të nxjerre një shumicë të mirëfilltë”.