Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj e bëri një zotim duke thënë se tash e tutje, Kosova do të aplikojë masa reciproke me të gjitha shtetet e rajonit.
Këto deklarata, Limaj i bëri në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me Zonën Rajonale Ekonomike, marrëveshje e nënshkruar nga krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor gjatë këtij viti, njofton Klan Kosova.
Pos kësaj, Fatmir Limaj, lavdëroi ish-shefin e qeverisë, Isa Mustafa, për kundërshtimin e propozimit të Serbisë për një union doganor në Ballkanin Perëndimor.
Kronikë e zgjeruar nga Artiana Matoshi.