Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka kujtuar protestat e 1 Tetorit të vitit 1997, ku mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës.
Limaj ka thënë se protestuesit përçuan mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb, njofton Klan Kosova.
“Protestat e 1 Tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë burim frymëzimi për shumë gjenerata”.
“Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.