Lajmet e fundit

Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër i Kosovës është dëshmitari i radhës në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi, rast i njohur si ‘Syri i Popullit’.
Limaj është ftuar të dëshmojë pasi sipas pretendimeve të Prokurorisë ka qenë në listën e personave të cilët ishin paraparë për likuidim nga organizata “Syri i Popullit.
I pari i NISMA-s për Kosovën është ftuar të dëshmojë në rastin ku është i akuzuar Murat Jashari, vëllai i ish komandatit të parë të Fatmir Limajt në UÇK – Komandant Kumanova Ismet Jashari, shkruan kallxo.com, transmeton Klan Kosova.
Në seancat e kaluara të këtij rasti, kanë dëshmuar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti.