Lajmet e fundit

Një thënie e vjetër popullore bën: "Fasulja ushqen trimin", por shkaku i përbërësve ushqyes dhe shërues lirisht mund të themi se fasulja ushqen dhe shëron.
Edhe pse shpesh e quajnë ushqim fshatarësh dhe i varfër, fasulja është njëri ndër ushqimet më të dobishme, është burimi i proteinave, si dhe është ushqim që i takon kuzhinës tradicionale. Fasulja është bimë njëvjeçare nga familja e bishtajoreve, e cila posedon shumë përbërës ushqyes, prandaj edhe duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit tonë.
Nutricistët theksojnë se fasulja është ushqim kalorik dhe se në 100gr. fasule gjenden 282 deri 302 kalori.
Fasulja përmban edhe vitamina të shëndetshme për zemër dhe antistres, siç janë vitamina B, hekuri dhe kalciumi . Po ashtu, konsiderohet edhe si “pastrues natyral” sepse kalon nëpër zorrë dhe ka aftësi të eliminojë kolesterolin.
Përdorni fasulet edhe në supë dhe përzieni me lloje të ndryshme të perimeve si domatet, karotat dhe shtoni piper djegës. Përgatitini ato me dy lugë vaj ulliri, pak hudhër, kripë, biber për fasule sipas stilit mesdhetar.
Fasulja ndihmonë në humbjen e peshës, ndihmon në menaxhimin e diabetit e gjithashtu ndihmon në sëmundjet e zemrës,