Lajmet e fundit

Aktori Michael Fassbender, i cili edhe luan në filmin ‘’Steve Jobs’’ së fundmi ka dhënë mendimin e tij për çmimin Oskar, në premierën e filmit evropian në Londër.
Ky i fundit sipas Reuters, tha se një Oskar, për rolin e tij në këtë film do të ishte i mrekullueshëm, transmeton Klan Kosova.
I pyetur në Londër se si do të ndjehej nëse Fassbender do të fitonte trofeun Oskar, për performancën e tij ai tha se do të ishte një nder i madh nëse do më ndahej mua dicka e tillë.
Fassbender u nominua për rolin e tij mbështetës në ‘’12 Years a Slave’’ në vitin 2014 por e humbi atë nga Jared Leto, transmeton Klan Kosova.