Lajmet e fundit
Farat e kungullit janë përdorur për mijëra vjet për qëllime mjekësore, sepse janë një burim i pasur i vitaminave.

Me fara deri tek zemra e shëndetshme
Përmirëson sistemin imunitar
Një çerek filxhani nga këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të magnezit, shumë e rëndësishme për zemrën tuaj. Ajo gjithashtu ndihmon për të kontrolluar tensionin e gjakut.
Përveç se që pasurojnë me magnesium, farat e kungullit janë burim i pasur i zinkut që ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, me çka e zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale si është gripi dhe ftohja. Kërkimet tregojnë se ndihmon edhe në zvogëlimin e lodhjes kronike dhe depresionit.
Mban të shëndetshme prostatën
Zvogëlojnë rrezikun nga diabeti
Që nga kohët e lashta dihet se fara e kungullit është një pjesë e rëndësishme e dietës së meshkujve, sepse kanë një efekt pozitiv mbi prostatën. Hulumtimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të proporcionit të lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e burrave, dhe janë përdorur shpesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore të prostatës, siç janë hiperplazia dhe prostata e zgjeruar.
Sipas kërkimeve, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe me të parandalojnë komplikime të lidhura me diabetin, vrasësin kryesor të qelizave.
Ndihmojnë në rast pagjumësie
Konsumimi i farave të kungullit disa orë para se të shkoni në shtrat, posaçërisht në kombinim me pemët ndihmon në tajitjen e melatoninit dhe serotoninit, me çka rritet regjenerimi i trupit gjatë gjumit.