Lajmet e fundit

Faqja italiane "Skyscanner" sugjeron që përgjatë vitit 2016 të zbuloni destinacione të pazakonta, që ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë për to.
Kjo faqe rendit 30 qytete evropiane, midis të cilëve edhe qytetin e Beratit, i cili renditet si qyteti i dytë që duhet vizituar dhe nuk është çudi, pasi edhe më parë qyteti i Beratit është përfshirë në të tilla guida evropiane.
Berati është një qytet që vizitohet në çdo stinë të vitit nga vizitor vendas dhe të huaj.
Pamja interesante dhe e veçantë e qytetit, vlerat kulturore dhe historike të tij, mikpritja dhe gastronomia, janë vlera të patjetërsueshme të këtij qyteti.
Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e çlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit, dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.
Midis qyteteve të tjera bën pjesë edhe Kotori në Malin e Zi, që konsiderohet si qyteti i “magjisë”.
30 qytetet evropiane të pazakonta për t’u zbuluar
Nga perëndimi në lindje, nga veriu në jug, Evropa nuk ndalet kurrë së na befasuari. Nëse keni qenë në të gjithë qytetet e famshme, ose në ato të sugjeruara më parë, dhe keni nevojë të zbuloni destinacione të pazakonta, por të bukura, ju këshillojmë të nxitoni përpara se të mbushen me turistë!
Mure të fortifikuara me fytyrë nga një det i bukur, pallate antike, muzeume me pararojë, jeta e natës, pamje kartoline: ja 30 qytete të mahnitshme të përhapura për Evropën që do t’ju dhurojnë shumë emocione dhe akoma më shumë surpriza!
Riga (Letoni)
Mos u gënjeni nga pamja e saj e “rreptë” dhe gotike, dhe nga rrugët me gurë të pazhurmshëm: Riga është shumë e nxehtë nga jeta argëtuese plot me lokale ekstravagante dhe shumë të lezetshme, restorante eksperimentale, qendra arti modern dhe kontemporane, natyrë e mrekullueshme dy hapa larg nga qyteti.
Berati (Shqipëri)
I njohur ndryshe si qyteti i “një mbi një dritareve”, Berati është vërtet spektakolar për të mos u humbur. Shtëpitë e tij janë antike, të bardha, otomane që ngjiten nga brigjet e lumit në kodër deri në kështjellën antike. Është një qendër historike dhe një lëmsh me kalldrëm, mure të pastra me çati të kuqe ku të humbësh është kënaqësi. I konsideruar si pasuri nga UNESCO në vitin 2008, ky xhevahir është akoma sekret që do ju lërë me gojë hapur.
Parma (Itali)
Ja ku jemi në Italinë tonë të dashur për të vizituar një qytet ku bukuria është tretur. Po flasim për Parmën, e ëmbël dhe mikpritëse shtrirë në lumin me të njëjtin emër në zemër të fushës. Në kisha e kupola të vizatuara bazilike e mure të fortifikuara, pallate fisnikërore, vila, teatro e parqe, një fundjavë nuk do jetë e mjaftueshme për ta eksploruar të gjithën.
Breslavia (Poloni)
Ndër shumë mrekulli të Polonisë, Breslavia zë padyshim një post nderi. Ky qytet i ëmbël ka një bukuri unike falë arkitekturës së përzier dhe vendndodhjes së mrekullueshme në brigjet e lumit, në 12 ishuj, dhe një numër i madh eventesh kulturore të kësaj toke që mbushin kalendarin e qytetit.
Nida (Lituani)
Një kohë quhej fshati i peshkatarëve me pamje nga ishullin i mrekullueshëm Neringa. I shtrirë hollë në tokë që ndahet nga laguna e Kurit të detit Balltik, Nida sot është një qendër turistike dhe kulturore.
Kotor (Mali Zi)
I mbyllur në një fjord hijerëndë, që nuk ka asgjë për të pasur zili Norvegjinë, Kotorri është një mrekulli e vërtet e integruar me konstruksione njerëzore dhe natyrë. Muret e tij antike të ngjitur përkrahë maleve si shkëmb, duke mbrojtur një botë të vogël të bërë nga qendra, kisha, pallate, gurë dhe mermer me ngjyrë të shkëlqyeshme. Natën mijëra drita reflektojnë mbi ujë dhe magjia është komplete.