Lajmet e fundit

Një vogëlushe shumë e sëmurë ka kaluar me sukses një operacion në zemër, vetëm pak ditë, pas vizitës së reperit Drake.
“Sofia ka kaluar me sukses operacionin. Ajo është bërë me një zemër shumë të fortë”, thuhet në një mesazh në faqen ku u mblodhën fondacione për të ndihmuar vogëlushen.
11 vjeçarja ishte diagnostifikuar me kardiomiopati që bëri që zemra e saj të dështojë.
Javën e kaluar, vogëlushja shpërndau disa fotografi me reperin kanadez, pasi ai e vizitoi atë në Spitalin e Fëmijëve Lurie, në Çikago.
Lajmi se Sofia do të bëhet me një zemër të re u bë i ditur përmes një videoje emocionuese në Instagram.
Ajo tha se njëra nga dëshirat e saj të ditëlindjes që ishte të takohet me Drake u bë realitet, derisa po pret që edhe dëshira tjetër t’i plotësohet – të bëjë transplantin e zemrës.
“Qëlloja çfarë? Ka ndodhur sot”, thotë nëna e saj në këtë video.
“Do të bëhem me zemër të re? Oh Zot”, bërtet vogëlushja, pas këtij lajmi, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/Bm9LuZ5FQ-u/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
11 vjeçarja u bë e famshme nëpër botë pasi e takoi Drake. Reperi e vizitoi vogëlushen pasi ajo përmes blogut të spitalit shprehu dëshirat e ditëlindjes së saj.
https://www.instagram.com/p/Bmtpvmnnd0e/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Madje, Sofia e bëri edhe sfidën Kiki – që u bë virale në rrjete sociale e që Drake e performon në “In My Feelings” – me shpresën se ai do ta shehë këtë performancë dhe do të dojë ta takojë atë.
Drake, që ishte në Chicago për disa koncerte e plotësoi dëshirën e të voglës Sofia kur arriti në spital.
Madje, reperin e shumë hiteve e gëzoi edhe fakti se fansja e tij më e veçantë e kaloi me sukses operimin (transplantimin e zemrës).
“Sofia, nëse e sheh këtë video, të dua dhe jam i lumtur për ty”, ka thënë ai në skenë.
https://twitter.com/WordOnRd/status/1034640410021449728
Reperi Drake njihet për aktet e tilla. Në muajin shkurt, ai i dhuroi një studenti një bursë prej 50,000 dollarësh, pasi e kishte lexuar njërën nga esetë e tij.