Lajmet e fundit

Një njeri 42 vjeçar ka shpenzuar rreth 5 mijë dollar për t’i bërë në trup 29 tatuazhe dedikuar këngëtares Miley Cyrus. Por tani ai planifikon t’i heqë ato nga trupi, pasi ajo i ka cilësuar si të shëmtuara.
Gjatë një intervistë radiofonike, këngëtarja është shprehur: “Është një njeri i cili e mban rekordin e më së shumti fytyrave të mia në trup. I ka rreth 18 fotografi të fytyrës sime dhe më duhet të ju them së janë shumë të shëmtuara”.
Me sa duket kjo e lëndoi fansin super entuziast Carl McCoid, transmeton Klan Kosova.