Lajmet e fundit

Të gjithë i njohim tani, ngase shpesh i shihni edhe në televizione e nga hitet e tyre të shumta muzikore.
Megjithatë shumë nga këngëtarët kur ishin në moshën e fëmijërisë nuk kemi pasur rastin të ua njihnim fytyrën.
Por dicka të tillë nuk e la pa zbuluar këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu.
Megjithatë Fejzullahu nuk shpalosi një foto të tijën në rrjetin social Instagram kur postoi një fotografi të babait të tij këngëtar gjithashtu.
Në fotografinë që Ermali ka postuar shihet këngëtarja Dhurata Dora kur ishte vogëlushe, e cila shihet nën përqafimin e të famshmit Sabri Fejzullahu.
Sic duket kjo foto ishte shkrepur shumë kohë më parë dhe rastësisht Ermali,e shpalosi atë për publikun dhe adhuruesit e Dhuratës dhe babait të tij Sabriut, transmeton Klan Kosova.
E ç'të themi... duket se Dhurata Dora ishte fanse e flaktë e këngëtarit Sabri Fejzullahu.