18.02.2018 · përditësuar para 3087 dite1 min lexim
Ylli i kosovarëve, Rita Ora, mbrëmë ka performuar në Prishtinë për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së shtetit, njofton Klan Kosova.
Rreth 300 mijë veta e kanë pritur për disa orë këngëtaren me famë botërore, e cila ka shkëlqyer në skenën e vendosur enkas për të në sheshin “Skënderbeu”.
Por performanca e saj dikujt i ka penguar, njofton Klan Kosova.
Fansat serbë të këngëtares i kanë shkruar asaj në Twitter, se “Kosova është Serbi” dhe i kanë uruar mirëseardhje në shtetin serb.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.