Lajmet e fundit

Humbja e dukshme e peshës trupore të këngëtares Cheryl Fernandez-Versini, ka qenë pjesë e kryetitujve javët e fundit, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu shumë fansa të saj kanë diskutuar rreth kësaj teme nëpër rrjetet sociale.
Derisa një burim i afërt me të ka deklaruar se ajo është duke ngrënë ushqim ‘si një kalë’, në mënyrë që ta rikthejë peshën e humbur, shumica janë deklaruar se këngëtarja duhet të përpiqet që sa më shpejt të jetë e mundur ta rikthejë formën e mëparshme.
Nje fans i saj ka shkruar: "Cheryl është shumë e bukur, por ajo është aq e dobët sa nuk duket më si dikur”
Tjetri ka shtuar: “Asgjë personale kundër Cheryl, është e mrekullueshme, por shumë është dobësuar”.
Ndërsa këngëtarja është parë duke pozuar prapa skenave të X Factor dhe i ka injoruar diskutimet e fundit, duke u fokusuar vetëm në rolin e saj si anëtarë jurie në këtë format televiziv për zbulimin e talentëve.