Fansat e Apple kanë mbetur shumë të zhgënjyer pas lansimit të sistemit operativ iOS 9, për shkak se nuk ka asgjë të re sa u përket “emojis” (ikonat ilustruese).
Adhuruesit e zemëruar të Apple, inatin e tyre e kanë shprehur në Twittter, duke e theksuar se arsyeja e revoltimit është mungesa e “gishtit të mesëm”, në mesin e këtyre ikonave, raporton Mirror, transmeton Klan Kosova.
Por, në fakt disa ikona të reja do të jenë të gatshme për ta kur Apple të sjellë një version të ri operativ vitin e ardhshëm.
Në Twitter fansat janë ankuar për mungesë ikonash, e sidomos pse nuk ka “gisht të mesëm”, që do t’ua mundësonte atyre që t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre me një të tillë.
Mendohet se gishti i mesëm do të përfshihet në paketën e ikonave, në sistemin e ri informativ iOS 9.1.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.