Lajmet e fundit

Fansat e këngëtarit britanik George Michael, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve, kanë shkuar pranë shtëpisë së tij në Londër për ta nderuar atë.
Lule, qirinj dhe shënime të shkruara me dorë janë lënë jashtë shtëpisë së tij në zonën e pasur Hamsptead të kryeqytetit, transmeton Klan Kosova.
“Unë nuk mund të besoj se jam duke qëndruar këtu dhe se George ka vdekur”, tha Tony Fleming (Fans i këngëtarit).
Michael, vdiq në shtëpinë e tij në Oxfordshire. Zëdhënësi i tij tha se ai vdiq në mënyrë paqësore. Ai ishte 53 vjeçar.
“Unë jam rritur me të. Ai më solli mua këtu vetëm për t’i thënë Faleminderit për muzikën George”. Ka thënë një grua jashtë shtëpisë së këngëtarit të ndjerë.
Shënimet e lëna në hyrjen e shtëpisë, thonë: “I tronditur dhe i pikëlluar. Zemrat tona janë me gjithë familjen e tij. Ai ishte një talent i madh, njëri prej shpirtrave më të ndjeshëm të botës”.
Policia britanike tha se vdekja e Michael ishte "e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë".