Lajmet e fundit
Komisioni i Familjarëve të Dëshmorëve të Kombit ka vendosur që me 30 maj të protestojnë përpara ndërtesës së qeverisë. Ata kërkojnë që në ligjin për veteran të përfshihen edhe të rënët e para luftës së fundit.

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka vendosur që më 30 maj të mbajë një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata do të kërkojnë që në ligjin për veteranët të përfshihen edhe dëshmorët e rënë para luftës çlirimtare në Kosovë, të rënë në dyluftime, në atentate, demonstrata dhe gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.
Drejtues nga Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Liritë e Njeriut, gjatë një konference për media ka thanë se marrshi protestues do të fillojë nga Biblioteka Kombëtare drejt Qeverisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ata kërkuan nga institucionet e Kosovës implementimin e ligjit Nr.04/L-054, ku thuhet se t’i njihet statusi i heronjve dhe dëshmorëve dhe gjithë atyre, që ranë në fushën e nderit në forma të ndryshme të rezistencës për liri dhe pavarësi të vendit para luftës së UÇK-së.
Naim Zhitia, kryetar i këtij komisioni tha se heronjtë e kombit po neglizhohen shumë nga institucionet e vendit. Sipas tij, kjo nuk do duhej të ndodhte sepse edhe ata njëjtë sikur dëshmorët tjerë dhanë jetën duke luftuar për këtë vend.