Lajmet e fundit
Brohoritjet për UÇK-në u kthyen në Prishtinë. Veçse, kësaj radhe po kërkohet drejtësi për burrat e arrestuar nga forcat maqedonase gjatë luftimeve në Kumanovë.

Familjarët e kosovarëve që po mbahen të paraburgosur në Shkup, e akuzojnë qeverinë e Kosovës se nuk u interesua për fatin e atyre që u thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Akuza të njëjta ka edhe për ekzekutivin e Isa Mustafës nga familja e Mirsad Ndrecajt, për të cilin Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se është i vrarë, transmeton Klan Kosova.
Ndrecaj tha se vëllai i tij që shkoi në Kumanovë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të atjeshëm - u tradhtua.
Storie nga Vullnet Krasniqi.
klankosova.tv