Lajmet e fundit

"Cila ndërmarrje e ka ndërtuar këtë segment? Kush e ka mbikëqyrur ndërtimin dhe kush ka qenë përgjegjës për sigurimin e tij? Pse hyrja në segmentin që zyrtarisht ishte i mbyllur për qarkullim nuk ka qenë e bllokuar fizikisht?", ka pyetur Koci transmeton Klankosova.tv.Sipas tij, një tjetër fakt që ngre pikëpyetje është se vetëm pas aksidentit fatal hyrja në këtë segment është bllokuar fizikisht me zhavorr dhe janë vendosur shenja të komunikacionit.
"Nëse këto masa u morën pas aksidentit, pse nuk ishin vendosur më herët, kur segmenti ishte i mbyllur zyrtarisht për qarkullim?", ka theksuar ai transmeton Klankosova.tv.Avokati shtoi se deri tani nuk ka informacion nëse është ndaluar apo është marrë në pyetje ndonjë person në lidhje me përgjegjësinë për këtë rast. Në reagimin e tij, Koci ngriti edhe çështjen e kostove që, sipas tij, janë përballuar nga familjarët e viktimave pas tragjedisë.
"Familjarët janë detyruar të paguajnë 2,800 euro për bartjen e kufomave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Së paku këtë shpenzim është dashur ta marrë përsipër shteti", ka shkruar ai.Koci ka bërë të ditur se do të angazhohet në përfaqësimin ligjor të familjeve të viktimave, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë institucionale për rastin. https://klankosova.tv/aksidenti-ne-bllace-rruga-e-pakryer-ua-mori-jeten-tre-kosovareve-video1/