Lajmet e fundit

13 vjet pas vrasjes së Triumf Rizës, rasti u kthye në rigjykim.
Por babai i pjesëtarit të Njësisë Speciale u shfaq të mërkurën, pa avokat në gjykatë, njofton Klan Kosova.
Të gjithë ata që i kontaktoi, nuk e pranuan punën.
Ai është i bindur se gjithçka është rezultat i frikës, meqë procesi u rikthye në fillim, ani se Enver Sekiraqa, vitin e kaluar ishte shpallur fajtor për shtytje të kësaj vrasje duke marrë dënimin prej 30 vjet burgim.
Kjo, krahas dorasit, Arben Berisha që i mori 35 vjet.
Por pas intervistës së dhënë në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, telefonoi avokati Kadri Osaj i cili shprehu vullnetin për të marrë këtë detyrë.