Lajmet e fundit

Ish-të dashurin e këngëtarit të njohur George Michael, Fadi Fawaz, e kanë përzënë nga shtëpia 5 milionë paundëshe e të ndjerit.
“Daily Mail” shkruan se ka qenë familja e George ajo që ka vendosur të nxjerrë jashtë banesës fotografin australian, pasi ata kërkojnë që ta shesë të gjithë ndërtesën. Arsyeja është e thjeshtë: ata nuk duan të kenë asnjë kujtim të hidhur që u jep shtëpia. “Fadi do të jetë shumë i trishtuar nga shitja e shtëpisë në Regent’s Park sepse mban shumë kujtime të bukura, por nuk do të marrë asnjë masë ligjore kundër familjes”, – tregon për “The Sun” një burim pranë australianit. Shifra që familjarët do të marrin nga shitja shkon rreth 11 milionë paundë, por nëse ata vendosin ta japin me qira, shifra shkon mbi 25,000 paundë në muaj, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.