Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur Ilir Bytyqin, vëllain e heronjve Yll, Mehmet e Agron Bytyqi të cilët ishin pjesë e batalionit ‘Atlantiku’ gjatë luftës në Kosovë, dhe që u vranë nga forcat serbe.
Kreu i ekzekutivit i ka dhuruar Ilir Bytyqin medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij.
"Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut".
"Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu", ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.