Lajmet e fundit

Familja e kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hapur dyert e shtëpisë për gazetaren e emisionit Weekend në Klan Kosova, Gentiana Gashi.
Ambient familjar, i këndshëm e plot gjallëri, duket shtëpia e Abdixhikut, transmeton Klankosova.tv.
Bashkëshortja e Abdixhikut, Albina, dhe vajzat Era dhe Rozi, i dhanë edhe më shumë ngjyrë intervistës së Lumirit.
Një moment i bukur ishte edhe përgatitja e kafesë nga vajza e vogël e familjes Abdixhiku, Rozi.