Lajmet e fundit

Gwyneth Paltrow mund t’i ketë ndjekur hapat e familjes së saj prej të famshmëve, mirëpo, as vetë nëna e saj nuk ka pritur që ajo të bëhej kaq e famshme.
“Ishte tmerrësisht e shpejtë fama e saj, por ajo erdhi në jetë ashtu e shpejtë si një meteor”, ka thënë Danner, e cila tani është 72 vjeçare, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Në të 20-tat e saj, Paltro tani 42 vjeçare, kishte filluar që të shfaqej në filmat si “Shout” dhe “Flesh and Bone”, mirëpo shumë shpejt ajo filloi të vërehej nga elita hollywood-iane, dhe e ëma e saj dikur aktore e famshme, e pranon se e nervozonte fakti se vajza e saj e jetonte jetën e vëzhguar nga publiku.
“Është për tu shqetësuar kur fëmijës tënd fama i troket në derë aq shpejtë. Mbetesh duke shpresuar që do t’ia dalin edhe Gwyneth ia doli për mrekulli”.
Por, pavarësisht shqetësimeve, Danner thotë se ajo asnjëherë nuk e kishte vënë në dyshim talentin e së bijës.
“Ajo është një aktore e mrekullueshme, dhe mbetem me shpresën që sapo t’i rriten pak fëmijët, ajo t’i kthehet aktrimit me më shumë intensitet”, thotë aktorja Danner.