Lajmet e fundit

Në mëngjesin e së enjtes janë arrestuar katër burra në Skenderaj pasi që dyshohet se të njëjtit kanë bërë falsifikimin e dokumenteve.
Sipas një raporti të policisë, katër personave u janë vënë prangat pasi që dyshohej se ata në mënyrë të kundërligjshme kanë mashtruar duke falsifikuar dokumentet, njofton Klan Kosova.
Pas marrjes në pyetje nga policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.