Lajmet e fundit

Prezantuesi i famshëm Jimmy Fallon, thotë se e do gruan e tij, por unazën e martesës nuk do ta mbajë më në gisht.
Pas aksidentit të pësuar, unazën e tij të martesës nuk do ta mbajë më në gishtin e lënduar pas shërimit, .
Jimmy i ka thënë TMZ-së se ka ende vend në trupin e tij për unazën, por jo në dorën e tij. Sipas tij, me gjasë do ta mbajë atë me ndonjë varëse, transmeton Klan Kosova.
Fallon pothuajse e humbi gishtin e tij, kur unaza e martesës i është kapur për objektet e kuzhinës. Ai është operuar dhe qëndroi në spital dhjetë ditë.
Burimet e Fallon deklarojnë se edhe unaza është e dëmtuar gjatë asaj ngjarjeje dhe momentalisht është tek argjentari duke u riparuar.