Lajmet e fundit

Justin Timberlake dhe Jimmy Fallon e kanë xhiruar një skeç shumë interesant së bashku, i cili quhet “Looks” (shikimet), dhe i cili është dhënë premierë të hënën në emisionin The Tonight Show, transmeton Klan Kosova.
Prezantuesi 40 vjeçar dhe këngëtari 34 vjeçar si duket komunikojnë vetëm duke e shikuar me dashuri njëri tjetrin, ashtu siç shihet edhe në video.
Më vonë kamera fokusohet edhe tek aktori Will Ferrell, i cili e shikon dyshen me admirim dhe me dëshirë të madhe uron që të jetë pjesë e shoqërisë së tyre.