Lajmet e fundit

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ka përfunduar ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Besimtarë të shumtë ishin të pranishëm në këtë ceremoni, si brenda objektit të xhamisë ashtu edhe në oborrin e saj, njofton Klan Kosova.
Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera në Prishtinë, por edhe nëpër komunat tjera në Kosovë sipas orarit të paraparë.