24.05.2015 · përditësuar para 4087 dite1 min lexim
Rita Ora sapo e ka përfunduar performancën e parë live të këngës së saj më të re Poison.
Ajo ka postuar një fotografi në instagram ku i falënderon të gjithë ata që e ndanë kohën që ta shohin Ritën duke kënduar, transmeton Klan Kosova.
“Sapo e përfundova interpretimin e parë te Poison. Ishte ndjenja më e mirë që kam provuar ndonjëherë. Ju faleminderit të gjithëve që erdhët të më shihni”, ka shkruar bukuroshja me prejardhje shqiptare.
Ajo kishte veshur një fustan të qëndisur me fije ngjyrë ari dhe të kombinuar me gurë. As ngjyra e kuqe në buzë, që tashmë është bërë e zakonshme për të nuk mungoi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.