Lajmet e fundit

Senati i UP-së gjatë mbledhjes së të premtes ka zgjedhur për dekan të ri të Fakultetit Juridik profesorin Haxhi Gashi, njofton Klan Kosova.
Në mbledhjen e filluar dhe të ndërprerë më datat 29 qershor dhe 27 korrik, është dashur të shqyrtohet zgjedhja e stafit akademik dhe pika tjera me rëndësi të rendit të ditës, siç është shpallja e konkursit për studimet Master dhe shpallja e konkursit për afatin e ri të regjistrimeve në nivelin Bachelor.
Shqyrtimi i dy pikave tjera të rendit të ditës, si marrja e vendimit për zgjedhjen e personelit të angazhuar të UP-së dhe rizgjedhjen e personletit të UP-së u shty për në mbledhjen e radhës të Senatit e cila pritet të mbahet në fund të muajit gusht.