Në momentet e para që mësojmë se në trupin tonë po zhvillohet një fëmijë , fillojmë menjëherë të lexojmë gjithçka mundemi rreth shtatzënisë.
Por cilat janë disa nga faktet që shpesh burimet e ndryshme “harrojnë ” të përmendin rreth saj?
Ja cilat janë disa prej tyre…
- Do të keni disa ëndërra të bukura dhe të çuditshme
Clirimi i hormoneve, si edhe mendimet dhe shqetësimet e shumta rreth shtatëzanisë dhe fëmijës mund të bëjnë që gjatë natës të shikoni ëndërra të çuditshme dhe ndoshta edhe të frikshme. Pavarësisht mënyrës si i shikoni, ëndërrat gjatë shtatëzanisë janë shumë normale.
- Kërthiza juaj mund të “shpërthejë ” në çdo moment
Edhe në se keni një kërthizë të futur nga brenda mund të ndodhë në çdo moment që ajo të dalë në formë të fryrë mbi barkun tuaj. Kjo është diçka krejt normale.
- Barku juaj mund të bëhet “pronë ” publike
Mos u habisni në se persona të huaj do të “ofrohen” të përkëdhelin barkun tuaj edhe pa ju pyetur nëse munden. Dhe jo vetëm kaq! Ata mund të fillojnë të komentojnë në lidhje me formën, madhësinë si edhe faktin nëse janë shenja vajze apo djali. Ndonjëherë kjo gjë mund t’ju bë jë të ndiheni e veçantë , por ndonjë herë edhe mund të jetë shumë e bezdisshme.
- Do të vijë një moment që do të ndiheni shumë e fryrë
Para se barku juaj të fillojë të duket, ju mund të ndiheni shumë e fryrë dhe në shumë raste butoni i pantallonave mund të jetë gati për të shpërthyer. Për të mos pë rmendur gjoksin, që duket gjithmonë edhe më i fryrë .
- Mund të mos e duroni dot aromën e partnerit tuaj
Ai është babai i fëmijës tuaj dhe një kohësisht edhe personi të cilin e dashuroni, por mund të ndodhë që aroma e frymës së tij, apo e solucionit të pasrojës mund t’ju acarojë .
- Do të zbuloni se jeni të dashuruara me një tufë jastëkësh
Jastëkt mund të bëhen shoqëruesit tuaj më të mirë gjatë periudhës së shtatëzanisë . Ata mund t’ju ndihmojnë të mbështesni barkun, të mbështesni gjoksin i cili është tepër i ndjeshëm sidomos ndaj shtypjeve etj. Pra mund të kuptoni sa i rëndësishëm do të bëhet ai për ju.
- Nevoja e vazhdueshme për të shkuar në banjo
Ndoshta do t’ju duhet që të përzgjidhni me kujdes vendet që do të frekuentoni në mënyrë që të keni sa më pranë një banjo. Nevoja për të urinuar do të jetë shumë e shpeshtë, sidomos gjatë trimestrit të parë dhe të tretë të shtatëzanisë .
- Tashmë i ndieni thithat tuaj
Deri para shtatëzanisë i shikonit që ishin atje, ndërsa tani mund t’i ndieni, ato mund të dhembin, mund të kullojnë pikat e para të qumështit, mund të therin.
- Filloni të gaboni në llogari
Shtatëzania zgjat 9 muaj, pra zgjat 40 javë …prit pak, 40 javë bëjnë 10 muaj, si mund të ndodhë kjo? Pra kjo qënka një gënjeshtër?
- Duket sikur koha ndalet
Edhe pse zbuloni se në të vërtetë nuk janë 10, por 9 muaj shtatëzanie, koha në trimestrin e fundit duket sikur është ndalur.