Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit, vendosi sot që për seancën e radhës që mbahet të enjten të tërheqë nga rendi i ditës pikën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Vendimi për tërheqjen e shqyrtim-propozimit të amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për Vetëvendosjen është i qëllimshëm.
Por, përfaqësuesit e serbëve në Kuvend, e japin një version tjetër.
Kjo të paktën për aq sa Klan Kosova filmoi nga brenda rrjedhën e takimit të kryesisë.
Klan Kosova ishte brenda takimit, dhe sjell kundërthëniet rreth këtij vendimi.
Kronikë nga Lindita Dedinca.