17.11.2018 · përditësuar para 2812 dite1 min lexim
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Maltës dhe Kosovës.
Lojtarët e Kosovës kanë shënuar pesë gola kundër maltezëve, duke përfunduar kështu ndeshja 5-0 njofton Klan Kosova.
Golin e parë e ka shënuar Vedat Muriqi, të dytin e shënoi Benjamin Kololli, të tretin dhe të katërtin Donis Avdiaj ndëra të pestin Milot Rashica.
Kjo ndeshje ishte tepër e rëndësishme për Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim të mëtutjeshëm.
Kosova do ta ketë edhe një ndeshje tjetër e cila do të jetë mjaft e vështirë ndaj Azerbejxhanit në Prishtinë, në stadiumin "Fadil Vokrri".
Kjo ndeshje do të luhet të martën më 20 nëntor.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.